Bylbyl Sokoli zgjedh ndihmësin e tij

Visoka

Trajneri i ri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, ka nisur që ta kompletojë stafin e tij. Ai ka vendosur që ta emërojë si ndihmës, trajnerin e ri dhe me perspektivë, Megzon Visoka, transmeton Gazetaolle.com.

Ky i fundit si trajner ka punuar te Ramiz Sadiku, derisa si futbollist është aktivizuar në disa skuadra kosovare.

“E falënderoj profesorin dhe kryesinë e klubit që më besuan dhe më dhanë mundësi te jem pjese e Gjilanit. Sot ishte dita e parë dhe hasa në një mikpritje shumë të mirë dhe shpresoj që do të kalojmë me sukses sfidat dhe pengesat që do na dalin gjatë rrugës për të cilën jemi nisur dhe t’i arrijmë objektivat që i kemi si klub. Shpresoj se do ti bëjmë shumë të lumtur tifozët e Gjilani, ‘Skifterat”, ka thënë Megzon Visoka për Gazetaolle.com.

Kujtojmë se Sokoli vetëm javën e kaluar e mori drejtimin e Gjilanit teksa e nisi me fitore aventurën e tij të re duke e mundur Drenicën (1:0). Gjilani në mesjavë do të përballet në stadiumin e saj me Hajvalinë e trajnerit Ismet Munishi.(Gazetaolle.com).