Cambridge Clinical Laboratories përkrah kauzën “BËHU ZËRI IM”, ofron analiza falas për gratë e dhunuara gjatë luftës

Urime 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas nga Cambridge Clinical Laboratories 

Këtë vit për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars, Cambridge Clinical Laboratories  i është bashkuar kauzës “BËHU ZËRI IM”, duke ofruar shërbime mjekësore falas (Check Up analizash, Vizita Gjinekologjike, Echo, PAP-TESTE), për gratë e dhunuara seksualisht gjatë luftës në Kosovë.

Në kauzat e tilla, ndikimi më i madh është kur bëhemi bashkë, andaj Cambridge Clinical Laboratories i shpreh konsideratë dhe mirënjohje, kryetares së shoqatës “Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës”, Znj. Feride Rushiti, që e mundësoi këtë bashkëpunim.

“Ndihemi krenarë që jemi në gjendje të bëjmë pak, duke ofruar shërbime mjekësore nga Laboratori ynë për këto gra. Ato kanë nevojë për mbështetje nga e gjithë shoqëria! Janë heroinat e Kosovës. Cambridge Clinical Laboratories, të përkushtuar ndaj cilësisë, të përkushtuar ndaj jush!”, thuhet në njoftimin e Cambridge Clinical Laboratories.

Ndryshe ky laborator, aktivitetet për shëndetin e gruas nuk do t’i ndalojë gjatë muajit Mars.

The post Cambridge Clinical Laboratories përkrah kauzën “BËHU ZËRI IM”, ofron analiza falas për gratë e dhunuara gjatë luftës appeared first on Gazeta Shneta.