Çartet Hashim Thaçi, mosliberalizimin e vizave e quan marrëzi të BE-së

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i zhgënjyer për siç ka thënë vonesat e pakuptimta të BE-së për liberalizim të vizave.

“Përderisa i jemi mirënjohës BE-së për nënshkrimin e MSA-së, unë shpreh zhgënjimin e thellë për vonesat e pakuptimta të BE-së për liberalizimin e vizave. Këtë vonesë të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën e konsideroj provokim të rëndë dhe rezultat të paaftësisë dhe mungesës së vullnetit politik të lidershipit në Bruksel”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Madje Thaçi nuk është ndalur me kaq. Këtë vonesë ai e ka quajtur “marrëzi nga ana e BE-së, që të mbajë të izoluar kosovarët”.

“Këto vonesa absurde dhe të qëllimshme, jo vetëm që nxisin ekstremizmin në vend, por e rrisin edhe frustrimin tek qytetarët e Kosovës”, ka shtuar më tej Thaçi.

Ky është postimi i plotë në Facebook:

Sot Këshilli i Bashkimit Evropian bëri publike konkluzionet e pakos së zgjerimit.

Përderisa i jemi mirënjohës BE-së për nënshkrimin e MSA-së, unë shpreh zhgënjimin e thellë për vonesat e pakuptimta të BE-së për liberalizimin e vizave.

Këtë vonesë të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën e konsideroj provokim të rëndë dhe rezultat të paaftësisë dhe mungesës së vullnetit politik të lidershipit në Bruksel.

Për mua është marrëzi nga ana e BE-së, që të mbajë të izoluar kosovarët.

Këto vonesa absurde dhe të qëllimshme, jo vetëm që nxisin ekstremizmin në vend, por e rrisin edhe frustrimin tek qytetarët e Kosovës.

Për më tepër, kjo qasje e BE-së është duke rrezikuar të gjitha proceset e rëndësishme në vend, përfshirë edhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimin e marrëveshjeve dhe arritjen e marrëveshjeve të reja. Prandaj, konsideroj që BE-ja duhet t’i jap fund këtij trajtimi diskriminues kundër Kosovës dhe kështu të jap ndihmën e saj për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Përkundër kësaj, durimi i ynë do të jetë më i fuqishëm se paaftësia e Brukselit. Por, Kosova nuk guxon të diskriminohet edhe më tej vetëm për shkak se nuk është si Kolumbia dhe Ukraina. Good luck EU!(sic) /Telegrafi/