Cavusoglu: Turqia do të marrë në pyetje ekuipazhin e anijes së peshkimit –

Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu, ka bërë të ditur se ministria e punëve të jashtme të Turqisë do të marrë në pyetje ekuipazhin e anijes së peshkimit rreth incidentit me anijen ruse në Detin Egje, dhe më pas do të dalë me një deklaratë për media, raporton Haberturk.

Ministria e punëve të jashtme e Turqisë, ka njoftuar se do të dalë me një deklaratë për media në lidhje me incidentin, pasi të marrë në pyetje peshkatarët të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes, transmeton lajmi.net.

Ai tha se është njoftuar në lidhje me reagimin e Moskës, por se Turqia do të nxjerrë konkluzione pas invervistimit të peshkatarëve.

Përveç kësaj, Cavusoglu ka deklaruar se Turqia është kundër përshkallëzimit të situatës, dhe për këtë beson se incidenti duhet të jetë temë diskutimi. (lajmi.net)