Celina: “Nuk kam lidhje me futboll”

Edvar Celina, babai i asit kosovar Bersant Celina, ka dhënë një pergjigje interesante në emisionin më të ndjekur sportiv në vendin tonë, atë 2 me 1.

“S’kom lidhje me futboll”, u shpreh Celina.

Me profesion violinist e pianist dhe adhurues i flaktë i Led Zeppelin, babai i anëtarit të Manchester City-t, miq shumë të mirë ka emra të mëdhenjë futbolli si ikonën franceze Patrick Vieira, atë angleze Michael Owen dhe shefin e Real Madrid-it, Rafael Benitez.

Ai në fund ka theksuar se përkundër interesimit të Norvegjisë, djali i tij e ka vulosur që të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës.