Celularët e mençur dhe tabletët shkaktojnë alergji?

Ju janë shfaqur papritur puçrra në duar? Mund të ketë edhe një arsye të acarimit të lëkurës. Sipas mjekëve, janë shtuar shumë raste me alergji, për shkak të materialeve të përdorura në telefonat e mençur dhe tabletët.

Për shembull, përdorimi i nikelit në pajisjet mobile shkakton acarim të lëkurës.
Raporti citon një rast të një 11-vjeçari, i cili ishte trajtuar për pezmatim të lëkurës tek duart. Doktorët testuan gjeneratën e parë të iPad-ve të Apple dhe zbuluan se ai përmban nikel, transmeton Lajmi.net.
Ata më pas zbuluan se ishte pikërisht ky material i përdorur që kishte shkaktuar acarim të lëkurës tek duart e fëmijës.
Raste të ngjashme me këtë janë shfaqur edhe më parë. Përmendim këtu një rast që ndodhi në muajin shkurt, ku kompania FitBit u detyrua të tërheqë nga tregu byzylykun e saj Force, pasi shumë përdorues ishin ankuar se u kishte shkaktuar acarim të lëkurës.
Edhe në vitin 2012, disa përdorues të BlackBerry-t kishin përjetuar të njëjtin problem, për shkak të përdorimi të nikelit tek pajisjet e tyre./lajmi.net/