Çfarë duhet dhe nuk duhet të bësh kur kthehesh me ish-in?

E di dhe e njeh kaq mirë, ndaj ndonjëherë duket kaq e thjeshtë që të biesh pre e tundimit për të qenë sërish me të. Nga ana tjetër, mund të jetë me zarar: ndjenjat e vjetra mund të jenë ende aty dhe, duke ndenjur të përqafuar për një kohë të gjatë ato mund të rizgjohen.

Përveç kësaj, përse jeni ndarë? Një arsye e keni pasur. Sidoqoftë, nëse e keni ndarë mendjen dhe nuk i rezistoni dot ish-it tuaj, ja disa gjëra që duhet dhe nuk duhet t’i bëni!

Përcaktoni pritshmëritë tuaja dhe të tij/saj: Duhet të jetë thjesht një përvojë që t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë kërkoni vërtet nga njëri-tjetri, kështu që bëjani të qartë këtë atij, e mbi të gjitha, vetes!

Kushtojini rëndësi sigurisë! Mbase njëherë e një kohë nuk përdornit prezervativ, por pasi jeni ndarë ai mund të ketë pasur përvoja me të tjera. Kështu që, për të qenë të sigurt, blindohuni!

Kujtojani vetes se përse jeni ndarë! Sepse nuk doni ta pësoni për herë të dytë! Nuk ka më kthim!

Mos bini pre e bisedave të dikurshme. Mos i shkruani rregullisht mesazhe njëri-tjetrit, dhe mos flisni në telefon, si dikur! E nëse ai përpiqet t’i krijojë përsëri këto ura, thojini se i jeni mirënjohëse për gjith’ ç’keni kaluar, por aq ishte.

Mos bëni prapë të njëjtat debate që ju kanë lodhur. Ky ‘ribashkim’ nuk shërben për të ndrequr ato që janë thyer në mënyrë të pakthyeshme. Nëse biseda i afrohet të shkuarës, me mirësjellje ndryshoni temë. Nëse ai këmbëngul, bëjani të qartë se të gjitha tashmë i takojnë të kaluarës.

Mos e zhvlerësoni veten. Mos vini në dukje ndryshimet që keni në krahasim me kur ishit bashkë; se mund të jeni shëndoshur, dobësuar apo mund t’ju jenë krijuar celulitet. Ai ju ka parë të zhveshur herën e parë, tani edhe të dytën, dhe nuk ka përse të kuptojë se çfarë mendimi keni për veten tani.

Mos flisni me të për të tjerët me të cilët ke dalë! Është tunduese; të vjen t’i tregosh për të gjithë ata që të kanë gjuajtur e me të cilët ke dalë, por askush nuk do t’ia dijë më pasi keni fjetur tashmë bashkë.

Mos prisni që ai t’ju kërkojë pas asaj…Mund edhe të jetë i sjellshëm, dhe t’ju telefonojë për t’ju thënë se ia kaluat mirë. Por e mira është ta mblidhni mendjen: nuk ka asgjë përtej kësaj. Nuk ka përse të ketë!