Çfarë ju tha De Biasi lojtarëve në zhveshtore ?

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi, u ka thënë lojtarëve se edhe në miqësore duhet luajtur ashtu si gjatë ndeshjeve eliminatore. Italiani u vonua në zhveshtore për më shumë se 10 minuta.

“Do të kalojnë 4 muaj deri në takimin e ardhshëm, i thashë ekipit se duhet të përqendrohemi më shumë, dhe duhet të japim zemrën në fushë si në eliminatore. Është reuzltat që vjen në momentin e duhur, dhe do të na ndërgjegjësojë për tu përgatitur më mirë. Kjo ekip nuk mund të luajë pa shpejtësinë dhe presingun që e kemi bërë në eliminatore dhe kjo ishte arsyeja që unë u vonova në zhveshtore”, tha De Biasi për Super Sport, përcjell GazetaOlle.com.

“Sigurisht që këto dy ndeshje ishin për tu përgatitur. Sot luajtëm edhe 4-3-1, provuam disa skema edhe në sulm.

Sot disa lojtarë nuk dhanë maksimumin, pasi do të duhej të ishte Franca për tu angazhuar maksimalisht, e unë ju thashë se maksimumi duhet dhënë edhe ndaj Gjeorgjisë”. /gazetaolle/