Çfarë ka dashur Ermal Mamaqi në shtëpinë e Vildane Zenelit?!

Komediani Ermal Mamqai ka shkuar deri në Amerikë, për të parë shtëpinë e Vildane Zenelit, modeles më të komentuar shqiptare.

Por Ermali sigurisht që nuk ka shkuar vetëm, ka qenë me të edhe i gjithë stafi i “6 ditë pa Ermalin”, programi që ai drejton.

Duke qenë se Vildane Zeneli e ka shumë të lidhur karrierën e saj me rrjetet sociale, ajo ka postuar një fotografi bashkë me moderatorin në rrjetet sociale. Ata premtojnë që intervista do të jetë shumë e bukur dhe plot humor.