Çfarë ndodhi në Kuvendin e Shqipërisë larg syrit të qytetarëve (Foto)

Ndonëse seanca e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë është shoqërua rme debate të ashpra deri në fyerje dhe sulme personale mes deputetëve të mazhorancës dhe të opozitës, kishte edhe një anë tjetër që mbeti jashtë syrit të shikuesve.

Dy kryetarët e grupeve parlamentare, Edi Paloka i PD dhe Gramoz Ruçi i PS biseduan “shtruar” me njëri-tjetrin sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

1

Përveç tyre, bisedë si “zotërinj” kanë bërë dhe ish-ministri i Financave, Ridvan Bode dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe.

Bode u ngrit nga vendi i tij dhe shkoi të bisedonte me Braçen pasi ky i fundit kishte zhvilluar një debat të ashpër me ish-kryeministrin Sali Berisha mbi ndryshimet në Kodin Penal.

2

Biseda më “e ëmbël” ishte ajo mes dy gjirokastritëve, Genc Ruli dhe Anastas Angjeli. Ish-ministrat e PD-së dhe PS-së u fotografuan duke buzëqeshur teksa bisedonin për çështje që nuk dihet./Shqiptarja/

4