Çfarë përfitoni nëse zgjoheni herët në mëngjes?

Duke u zgjuar herët në mëngjes mund të përfitoni shumë gjëra shëndetësore.

Do të keni nota më të mira në shkollë
Në një studim të vitit 2008 të kryer nga Universiteti i Teksasit, u gjet se të zgjohesh herët në mëngjes është një recetë mjaft e mirë për nota më të mira në shkollë apo fakultet. Një eksperiment i kryer mbi 828 studentë të cilët nuk kishin nota të mira, u zbulua se ata nuk zgjoheshin herët në mëngjes. Kurse, ata të cilët zgjoheshin herët në mëngjes kishin nota më të mira.
Do të ushqeheni më mirë
Duket se koha kur hani ushqim ka ndikim të madh në shëndetin tuaj. Njerëzit të cilët zgjohen herët dhe hanë diçka në mëngjes, duke përfshirë më tepër fruta dhe perime, janë më të shëndetshëm se ata të cilët qëndrojnë deri vonë dhe kur zgjohen hanë shumë kalori. Sipas studiuesve, ju duhet të hani pak kalori në mëngjes, shumicën prej tyre në drekë dhe aspak në darkë, transmeton lajmi.net.
Jeni më proaktiv
Duket se përfitimi më i madh nga të zgjuarit herët është se njerëzit e hershëm janë më proaktiv. Proaktiviteti është një term psikologjik që do të thotë se ju keni më shumë gjasa që në mënyrë aktive t’i krijoni vetë situatat dhe rrethanat, në vend se të rrini pasiv dhe të prisni që gjërat të ndodhin për ju.
Keni më pak gjasa që të vuani nga depresioni
Krahasuar me njerëzit e hershëm, truri i njerëzve të vonshëm i skanuar nga shkencëtarët në Gjermani tregonte më shumë shenja të depresionit. Duket se, njerëzit me depresion arrijnë në atë gjendje duke mos u zgjuar herët në mëngjes. /lajmi.net