Çfarë thonë zyrtarët dhe deputetët e arrestuar për sjelljen e policisë

Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut kanë vizituar deputetëte arrestuar Haxhi Shala nga Nisma dhe Ismajl Kurteshi, deputet i Vetëvendosjes. Ky i fundit ka refuzuar mbrojtësin, pasi nuk e kishte të nevojshme që për qëndrime të tij politike të angazhohej mbrojtës.

Kurteshi i ka thënë monitoruesve të KMDLNj-së se këtë nuk e quan arrestim por kidnapim, pasi,sipas tij, policia nuk kishte një urdhër arrest për të.

Ja komunikata e plotë e KMDLNj-së.

Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në kuadër të mandatit për monitorimin e respektimit të të drejtave të njeriut në institucionet e ndalimit,më 1 dhjetor kanë vizituar deputetëte arrestuar Haxhi Shala nga Nisma dhe Ismajl Kurteshi , deputet i VV. Deputët Kurteshi e Shala u arrestuan një ditë më parë, më 30 nëntor 2015 në sallën e Kuvendit të Kosovës, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit.

Deputeti Haxhi Shala i deklaroi KMDLNj –së se ai pas hedhjes së bombolës me gaz lotsjellës ka dalë jashtë sallës së Kuvendit dhe aty jashtë kishin qenë duke e pritur policë për ta arrestuar. Ai pohoi se nuk kishte bërë rezisten cë dhe policët janë sjellur mirë me të.

Deputeti Shala më tutje ishte përcjellë për në stacionin policor Qendra ku ishte marrë në intervistë nga prokurori, e më pas i është caktuar masa e ndalimit 48 orë. Gjatë qëndrimit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë, z. Shala deklaroi se është shumë i kënaqur me sjelljet e stafit dhe se është informuar me të drejtat që i takojnë. Pavarësisht kushteve jo adekuate në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë, trajtimi dhe sjelljet e stafit janë shumë korrekte.

Në të njejtën ditë monitoruesit e KMDLNj – së takuan edhe deputetin e VV Ismajl Kurteshi. Edhe z. Kurteshi është arrestuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, më 30 nëntor 2015. Ai pohoi se këtë nuk e quan arrestim por kidnapim, pasi,sipas tij, policia nuk kishte një urdhër arrest për të. Gjatë arrestimit z. Kurteshi ka kërkuar nga policët civilë t’i tregojnë fletarrestin por ai ka munguar. Gjithashtu e potencoi se ai nuk ës htë takuar fare me prokurorin shtetërordhe vetëm më vonë i është sjellur vendimi për caktimin e masës së ndalimit 48 orësh.

Edhe z. Kurteshi u shpreh i kënaqur me sjelljet e stafit dhe pohoi se është njoftuar me të drejtat që i takojnë dhe konfirmoi se ai ka refuzuar mbrojtësin, pasi siç pohon ai nuk e kishtetë nevojshme që për qëndrime të tij politike të angazhohej mbrojtës.

KMDLNj edhe një herë e thekson faktin për kushtet shumë të rënda në të cilat punon stafi dhe oficerët andaj kërkon nga Ministria për Punë të Brendshme të intervenojë në mënyrë që të përmirësohen kushtet e punës në këtë Qendër të Ndalimit e cila është shumë e frekuentuar. Përveç mungesës së ndriçimit natyral , nuk ka as ajrosje natyrale dhe sistemi i ajrimit nuk është funksional sa duhet. Sikur që mungon edhe ngrohja e mjaftueshme, si për të ndaluarit ashtu edhe për stafin.