Chelsea me stadium të ri

Chelsea është duke e projektuar rikonstruktimin e stadiumit ‘Stamford Bridge’, për ta shndërruar atë në një arenë moderne të futbollit.

Kampionët e Anglisë kanë paraqitur planin për të ndërtuar një stadium të ri me kapacitet prej 60 mijë vendesh në ‘Stamford Bridge’. Sipas këtij plani kapaciteti i stadiumit aktual që ka 41.000 vende do të zgjerohet dhe tifozëve do t’u mundësohet të kenë pamje të mira nga çdo vend brenda tij.

Përveç rritjes së kapacitet të stadiumit, klubi ka ndërmend të rregullojë edhe infrastrukturën përreth tij, përfshirë këtu edhe stacionin e metrove që është në këtë lagje.

Chelsea, ka njoftuar gjithashtu se duhet kohë derisa plani të pranohet, e më pas të nisin punimet për rikonstruktimin e stadiumit.

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/futboll/chelsea-me-stadium-te-ri-57926/#sthash.EA1eN1xZ.dpuf