Çifti 98 vjeçar martohet sërish

Kur Cao Yuehua dhe Wang Deyi, të dy 98 vjeçar, shënuar përvjetorin e 70-të të martesës, ata vendosën që dekadën e shtatë ta festojnë në mënyrë të veçantë – duke rikrijuar fotografinë e dasmës së tyre.

Çifti janë të dy me origjinë nga Shangai, por kishin ikur për në jugperëndim të Kinës, kur filloi Lufta e Dytë Botërore.

Pavarësisht nga fakti se ata ishin të ndarë gjatë luftës (sepse Cao ishte dërguar në Kina – Burma- Indi, për të përkthyer), dashuria e tyre mbijetoi dhe gjatë asaj kohe i dërgonin letra romantike njëri-tjetrit. Kur Cao u rikthye në vitin 1945, të dy vendosën që të martohen dhe që nga ajo kohë nuk janë ndarë.

Këtë javë çifti u rikthyen në vendin kur para 70 viteve zhvilluan ceremoninë e dasmës së tyre për të rikrijuar momentin e tyre të veçanë para familjes dhe miqve të tyre.

Sipas tyre sekret i jetës së tyre së përbashkët, është dashuria që ndjejnë ndaj njëri-tjetrit.

“Çiftet duhet të kujdesen për njëri-tjetrin”. “Unë mendojë për të çdo moment dhe të njëjtën gjë e bën edhe ajo”, u shpreh Deyi. /kohajone/