Cila është ngjyra e vetme e flokëve që u rri perfekt të gjitha femrave!

Pavarësisht sesi i keni flokët, ato do të jenë perfekte nëse i lyeni me një ngjyrë të caktuar. Bëhet fjalë për ngjyrën që konsiderohet se i rri perfekt pothuajse të gjitha femrave, dhe është ajo e…bronxit!

Kombinimi i fijeve në ngjyrë të gështenjtë dhe bionde me tone perfekte është pothuajse idelai për të gjitha vajzat e gratë shprehet Katerina Proko, parukiere e suksesshme nga Nju-Jorku.

Ajo e konsideron këtë ngjyrë ideale për për nuance të ndryshme të lëkurës.

Nëse jeni bionde natyrale, ajo përshtatet shumë mirë me ju sepse shton kontrastin dhe thellësinë pa pasur nevojë që të përdorni nuanca tepër të errëta.Nëse jeni zeshkane, do t’iu nxjerrë më në pah tiparet por nuk duhet të bëheni një qind për qind bionde.Në rast që keni vënë re disa thinja, thjesht ngjyrosini me këto tone të pasura. Më mirë, këtë pamje mund ta arrini në parukeri. Ajo nuk është vështirë të mirëmbahet, dhe do të duket mirë edhe disa kohë pas lyerjes.