Cilat janë shkaqet pse ndiheni te lodhur

A mendoni që më nuk mund të arrini aq gjëra sa keni mundur më herët?A ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe të rraskapitur, madje edhe kur kenifjetur mjaftueshëm? A e fajësoni punën tuaj dhe vitet për shkak tëkësaj? A mendoni që nuk mund të arrini aq gjëra sa keni menduar mëherët? A e dini se nga vjen e gjithë kjo lodhje të cilën e ndjeni?

Njerëzitshpesh ndihen kështu sikurse edhe ju. Sot ekzistojnë madje edhesëmundja e cila quhet lodhje kronike. Ka shumë shpjegime të ndryshmemjekësore për atë se çfarë ndjeni.

Nëse flini mjaftueshëm natën, respektivisht, nëse flini në mes shtatëdhe nëntë orë në ditë por ende jeni të lodhur, atëherë është koha tavizitoni mjekun tuaj dhe të bëni disa analiza për të zbuluar shkakun elodhjes suaj.

Ndonjëherë lodhja është simptomë e sëmundjes serioze, edhe pse nëshumicën e rasteve bëhet fjalë për diçka të lehtë që mund të largohetdhe shërohet lehtë.

Anemia mund të jetë një nga këto arsye. Anemia është shkaku kryesor ilodhjes tek femrat. Deri tek ajo vjen kur gjatë ciklit menstrual femrahumb shumë gjak, dhe kështu edhe shumë hemoglobinë. Hemoglobina ështëproteinë e pasur me hekur e cila bart oksigjenin nga mushkëritë nëpjesët tjera të trupit.

Kështu nëse keni mungesë të hemoglobinës në organizëm, organet dheindet tuaja nuk marrin mjaft oksigjen për ç’arsye ju ndiheni të lodhur.Shkaqet tjera mund të jenë gjakderdhja e brendshme, mungesa e hekurit,acidit folik ose vitaminës B12. Për të përcaktuar nëse keni anemi,mjafton të bëni analizat e gjakut.

Nëse e keni mundeni që ta zgjidhni këtë problem lehtë. Mjafton tëmerrni disa shtesa dhe përmes ushqimit të konsumoni mjaftueshëm vitaminadhe minerale. Me terapi adekuate, lodhja do të zhduket për më së shumtinjë muaj.

Arsyeja e dytë me radhë e lodhjes është hipotireoza. Nëse ndiheni tëlodhur, dembel dhe pak depresivë, kjo mund të jetë shenjë e funksionittë reduktuar të gjëndrës tiroide. Gjëndra tiroide është gjëndër e vogëlnë formë fluture e cila gjendet në pjesën e poshtme të qafës tonë dhekontrollon metabolizmin tonë.

Deri në moshën gjashtëdhjetëvjeçare të jetës gati çdo e pesta femërsëmuret nga hipotireoza, ndërsa më së shpeshti është në pyetje ndonjësëmundje autoimune. Ajo shpesh është e pranishme me vite dhe nukshërohet sepse simptomat e hipotireozës i shpjegojmë në mënyra tjera.Atë në fakt mund ta zbulojmë lehtë, vetëm duhet të kontrollohet niveli ihormoneve T3 dhe T4 në gjak. Aplikimi i hormoneve sintetike do të na ezgjidhë shpejt problemin dhe lodhja do të zhduket si me magji.

Infeksionet e traktit urinar po ashtu janë një nga shkaqet kryesoretë lodhjes kronike. Në fakt, ndonjëherë lodhja është edhe simptoma evetme e kësaj sëmundje. Këtë sëmundje e shkaktojnë bakteret që i marrimnga ndonjë sipërfaqe e ndotur si kapaku i tualetit ose nga duart endotura. Marrëdhënia seksuale po ashtu mund të jetë arsye e shfaqjes sëkësaj sëmundje sepse në këtë mënyrë bakteret arrijnë deri tek uretra.Aplikimi i antibiotikëve mund të përmirësojë gjendjen shpejt.

Sa i përket sëmundjeve tjera, apnea si edhe sëmundjet e ndryshme tëzëmrës mund të çojnë deri te shfaqja e lodhjes. Shumë kanë apne në gjumëdhe nuk e dinë këtë gjë. Nëse keni apne, gjumi juaj është i ndërprerë,çka do të thotë që nuk pushoni mjaftueshëm gjatë natës. Atë e shkaktonpengimi i sistemi respirator, kështu që përveç se nuk flini edhe nukmerrni mjaft oksigjen gjatë natës. Nëse nuk e shëroni apnenë rreziku ngasulmi në tru ose zemër rritet. Terapia adekuate si dhe ndryshimi istilit të jetesës dhe ndërprerja e duhanit mund t’ju ndihmojë tek kjosëmundje, transmeton .net.

Po ashtu, nëse keni ndonjë sëmundje të zemrës, me siguri do të ndjenilodhje si dhe dhimbje në gjoks. Më së miri është të kontaktoni mjekuntuaj për të vërtetuar se për çka bëhet fjalë. Secila sëmundje e zemrës,nëse nuk shërohet mund të ketë pasoja fatale.

Përveç këtyre, konsumimi i sasisë së madhe të kafeinës si dhe ushqimii keq mund të jenë një nga shkaqet e lodhjes kronike. Nëse keni testuargjithçka dhe keni kuptuar që organizmi juaj funksionin si duhet, porende jeni të lodhur, kjo është shenjë që duhet të ndërroni shprehitëtuaja dhe t’i ktheheni stilit më të shëndetshëm të jetesës. Nuk është erëndësishme se sa gjatë flini, por kur shkoni në shtrat.

Reduktoni konsumimin e kafeinës, ndaleni duhanin, ushqehuni mëshëndetshëm, merruni me ndonjë aktivitet fizik dhe do të keni mjaftenergji për çdo punë ose detyrë që ju pret. /Telegrafi/