City bëhet gati për blerjen e Messit dhe Guardiolës

Drejtuesit e Manchester City janë të vendosur për të bashkuar Pep Guardiolan dhe Lionel Messin në sezonin e ardhshëm.

Mediat angleze raportojnë se ‘qytetarët’ janë të bindur se verën që vjen do ta sjellin në ‘Etihad’ trajnerin spanjoll, i cili duket se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Bayern Munich.

Por, sipas mediave në ishull, pasanikët e Cityt do t’ia ofrojnë Guardiolas lojtarët më të mirë në botë përfshirë këtu edhe yllin e Barcelonës, Lionel Messin.

Duket se tregu i verës që vjen do të jetë i ‘nxehtë’ për nënkampionët e Anglisë, të cilët tashmë janë duke përgatitur super-ofertën për Guardiolan dhe Messin./rilindja