City kërkon yllin e PSG’së

Manchester City po interesohet për argjentinasin, Javier Pastore.

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini është në kërkim të një mesfushori, i cili do të ndihmonte edhe fazën sulmuese.

Tuttomercatoweb.com shkruan se City e dëshiron mesfushorin e PSG’së, Javeier Pastore, për të cilin do të bëjë ofertë gjatë afatit kalimtar të janarit.

City nuk do të jetë në garë e vetme për Pastoren, pasi për të po interesohet edhe menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp. /Express