Çka është gjeniu? (Video)

Ideja e të qenit gjeni është një konstrukt shoqërorë dhe jo, në kuptimin e plotë të fjalës, shkencorë.

Njerëzit flasin për “nivelin gjenial të IQ” por testi IQ llogarit paftësinë dhe “talentin” – jo statusin e gjenisë – dhe e bën këtë në mënyrë shumë jo profesionale.

Për më tepër, ne kurrë nuk flasim për gjeninë në terma të rezultateve të IQ-së së tyre – mund të supozoni që Leonardo da Vinci ka pasur një nivel të lartë të IQ për shkak të punës së tij, por ju nuk mund të pretendoni që edhe një person i thjesht e ka IQ të njëjtë apo më të lartë saqë mund të bëj një punë që është e krahasueshme me kualitetin e da Vincit.

Revista “Daily Beast”, në një kritikë letrare të Edward Platt flet për shprehitë e pazakonshme të njerëzve që ne mendojmë se janë gjeni, duke marrë në qendër teorinë e Daniel Fink që si gjenitë dhe neuroza gjithmonë kanë si bazë një paaftësi që ndrydh shenjat paralajmëruese, që është një pjesë e trurit që ndërlidhet me vet-ndërgjegjshmërinë, kujtesën dhe analizën e vetvetes.

Por ne nuk e dimë saktësisht se çka është kjo teori, por në një studim prove të Fink ajo pjesë e trurit është aq e vogël që shumë pak mund të reflektoj në neuropsikologjinë e një gjeniu. Është një hap në hapin e duhur – dhe shumë më e saktë se IQ në çdo llogaritje – por në këtë pikë nuk na hynë shumë në punë.

Kemi edhe teoricien të tjerë se si gjeniu punon me kapacitetin e tij, por që kjo është shumë më e vjetër sesa teoria e IQ e jo edhe aq interesante sesa teoria për aktivitetin e trurit të ndërmiem.

Çfarë kanë këto teori të përbashkët është se ato shikojnë dhe analizojnë atë çka mund të definohet pasive në një term, pavarësisht a shprehet apo jo, që do të thotë se ata preferojnë që kjo të jetë teori që ne e aplikojmë në fakte tek njerëzit që mendojmë se janë gjeni. Kjo përpiqet të kalcifikoj supozimin tonë sesa të sfidojë atë.

“Është diçka që ne më pak interesohemi për të”, kishte thënë Stephen Jay Gould për revistën New Scientist. “Në peshën dhe spiralen e trurit të Ajnshtajnit ka njerëz që më siguri kanë talentin e tij dhe kanë jetuar por kanë vdekur në ndonjë fushë pambuku apo dyqan ëmbëlsirash”.

Përderisa ne nuk e dimë se nga vinë gjenitë, ne vetëm mund të supozojmë se ata vinë nga çdo anë e botës – dhe bëjmë çfarëdo që është e mundur që të marrim diçka nga potenciali i tyre.

Profesori i artit dhe ndërmarrësi Raphael DiLuzio flet për gjetjet e tij nga një tru i madh i lënduar, ku çfarë ai mëson është një proces i kreativitet për të cilin ai flet në këtë video:

Ajo çfarë mund të zbuloni nga fjalimi i DiLuzio është se njeriu është qartë një qenie inteligjente dhe e shquar por ai/ajo po ashtu vuan që të funksionoi në nivel të lart për të shfrytëzuar kapacitetin që ka. Ai e ka këtë dhunti dhe paaftësi – jo pse ai/ajo nuk është në ndonjë kuptim një dijetar. Mund të jemi të gjithë ne në të njëjtën anije të dijës – ku i quajmë njerëzit gjenial kur ata kanë fuqi intelektuale, ku ushqehen vazhdimisht dhe kultivojnë atë çfarë ndodh për të lidhur ajo çfarë ne dëshirojmë apo kemi nevojë me kohë? A jemi më të vërtetë të gjithë gjenial, apo dikush është më shumë se kaq?