Magia Sexualis apo Magjia Seksuale i ka rrënjët e saja ne antikitetin babilonian, egjiptas, grek e cila na vjen deri në ditët e sotme falë Aleister Crowley.
Aleister Crowley ka kontribuar shumë në shekullin 20 në publicitetin e magjisë seksuale.Literatura e tij është shumë komplekse dhe magjinë seksuale e vendos në zemër të religjionit të ri që ai e krijoi : Telema.
Por ky term përfshinë një numër të madh konceptesh dhe traditash ezoterike të ndryshme.
Një praktikë e magjisë seksuale konsiston për shembull në përdorimin e energjisë nga eksitimi seksual apo nga orgazma, për të fituar një rezultat me anë të vizioneve gjithashtu të provokuara.
Kjo bazohet sipas parimit mbi idenë e energjisë seksuale dhe potecialin e saj të madh që kapërcen realitetin.
Kjo forcë mund të shfrytëzohet dhe të drejtohet në drejtime të ndryshme me kusht që të dimë ta zotërojmë.
Në kohën e Romës dhe deri në epokën e parandorisë romake, një kult i seksit ekzistonte ne tempullin e Vestas dhe Eleusis i cili ishte në të njëjtën kohë religjioz dhe erotik.
Mbetjet që gjenden akoma në tempuj dedikuar Bacchus, Dionisit, Pan etj. e dëshmojnë këtë.
Kjo tendencë gjithashtu është manifestuar edhe në Greqinë antike ku Misteret Seksuale rreth Dionisit jane paraqitur me të madhe. (Explore Universe)