Çka ka të re te Schumacheri?

Michael Schumacher ka filluar ta rimarrë veten pas lëndimit të kokës gjatë skijimit, me ç’rast ra në gjendje koma.

Kështu së paku ka thënë për mediat zëdhënësja për mediat e Schumit, Sabine Kehm, e cila ka pohuar se ka përmirësime të gjendjes shëndetësore të ish-pilotit të Formula 1.

“Ne jemi të lumtur të themi se ka përmirësime dhe këtë e them gjithmonë duke pasur parasysh lëndimin që ka marrë Schumi”.

“Por, sigurisht që do të marrë shumë kohë për ri-shërimin e kampionit, ndërsa jemi të lumtur me përpjekjet që ai po bën”, tha Kehm.

Ajo gjithashtu zbuloi se deri më tani familja e ish-pilotit gjerman ka shpenzuar për shërimin e tij mbi 15 milionë euro. /Telegrafi/