Çollaku: Raporti i Progresit për Kosovën është real

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka thënë se Raporti i Progresit për Kosovën i publikuar sot është real dhe se do të punojnë për rekomandimet që i jep ky dokument.

Sa i përket raportit të progresit rreth ligjeve dhe asaj se politika në Kosovë bën ndërhyrje të mëdha në gjyqësor, Çollaku ka deklaruar se ky është një përgjithësim.

Ndërkaq, duke folur rreth mospranimit të Kosovës në UNESCO, Çollaku ka deklaruar se Qeveria nuk do të ketë qasje të re ndaj dialogut Kosovë-Serbi, njofton Klan Kosova.