Çollaku sot komenton raportin e KE-së për liberalizimin e vizave

Ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku mban konferencë për media në të cilën do të jap detaje lidhur me raportin përmbyllës të Komisionit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave.

Raporti i djeshëm i publikuar duket të jetë shpresëdhënës për Kosovën që në një të ardhme të përfitojë liberalizimin e vizave, megjithëse ka rekomanduar Qeverinë e Kosovës që të përmbush edhe tetë kritere të tjera.

Çollaku, dje për mediat tha se këto kritere janë të lehta dhe Qeveria do t’i plotësojë shumë shpejt, duke premtuar lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës në pjesën e dytë të vitit 2016.