Costa, serbit: Flej, flej (Foto)

Sulmuesi i Chelseas, Diego Costa është nervozuar për një çast me mbrojtësit e skuadrës së tij, duke iu thënë që jeni në gjumë.

Sulmuesi që këtë vit ka dëshpëruar vetë, me vetëm tre gola të shënuar është nervozuar pas golit të parë të pranuar nga Jamie Vardy.

Ai i është kthyer mesfushorit Nemanja Matic duke i treguar me gjeste që është në gjumë.

Por kjo gjë nuk iu ka pëlqyer edhe aq shumë analistëve të Ligës Premier.

Jamie Carragher ka thënë se Costa nuk është në pozitë që të kritikojë dikë. “Nuk ka gjë më të keqe se sa ta shohësh Costan të kritikojë bashkëlojtarët e tij se po flenë gjumë. Ai ka gjithë vitin që fle gjumë për vete”, ka thënë Carrager. /Telegrafi/