Dasmë në korrik, Kozeta Kurti jep lajmin e bukur!

Kozeta Kurti ka zbuluar lajmin e bukur gjatë natës së dytë gjysmëfinale të Këngës Magjike se në korrik do të martohet. Gazetarja, e cila është anëtare jurie në festival, bëri një koment në lidhje me dashurinë duke zbuluar pa dashur historinë e saj.

Teksa gazetarja tha, “Dhe që unë mos të dukem si gjithmonë besnike e mendimeve të mia, pavarësisht se ose nuk kam rënë në dashuri që nuk më vjen kjo dashuria kaq e madhe sa i vjen Anxhelës, ose…”, Arditi reagoi duke e pyetur se pse ajo thotë diçka të tillë pasi në korrikun e ardhshëm ajo do të bëjë dasmë.

Në këtë mënyrë Kozeta Kurti ka konfirmuar që jo vetëm do t’i japë fund beqarisë por edhe do të organiozojë një dasmë për të festuar kurorëzimin e dashurisë së saj në martesë.

Pjesë nga biseda:

Kozeta Kurti: Dhe që unë mos të dukem si gjithmonë besnike e mendimeve të mia, pavarësisht se ose nuk kam rënë në dashuri që nuk më vjen kjo dashuria kaq e madhe sa i vjen Anxhelës, ose…

Ardit Gjebrea: Si nuk ke rënë në dashuri? Më fal pak, a kemi dasmë në Korrik?

Kozeta Kurti: E kemi.

Ardit Gjebrea: Deklaruam një të re për Kozeta Kurtin! U desh të dilte sonte që në korrik do të kemi dasmë.

Anxhela Faber: Mirë që e thashë unë atë deklaratën e dashurisë, se s’do e kishim marrë vesh.

Ardit Gjebrea: Dhe nuk është thënë asnjëherë, mezi prisja ta thosha. Jeshile për dasmën, më falni për Albin.

 

Generated by Feedzy