David Ignatius :Boshllëku i madh në strategjinë e Obamës për Shtetitn Islamik

Në qendër të strategjisë së Presidentit Obama për t’u përballur me Shtetin Islamik ka një hapësirë boshe. Ajo supozohet të mbushet nga një “forcë tokësore suite” hipotetike, por pas më shumë se një viti përpjekje, ajo nuk është ende atje. Për sa kohë ky boshllëk nuk do të mbushet, plani i Obamës nuk do të funksionojë.

Nga ana tjetër, Obama bëri një deklaratë të arsyeshme gjatë fjalimit të tij për kombin të dielën në mbrëmje. Ai ka të drejtë që kërkon durim dhe këmbëngulje në luftimin ndaj terroristëve myslimanë, në vend që të bëjë “fjalime të forta”. Ai është i saktë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet t’i ushqejnë fantazitë e xhihadistëve me “një luftë të gjatë dhe të kushtueshme terreni”. Dhe ka jashtëzakonisht të drejtë se ne do të jemi më të sigurt në shtëpi dhe jashtë nëse shumica e myslimanëve janë aleatë kundër ekstremistëve.

Por kishte një kuti të zezë misterioze në mesin e fjalimit të Obamës. Ja se si u përpoq ta shpjegonte ai: “Strategjia që po përdorim ne tani – bombardimet, forcat speciale dhe bashkëpunimi me forcat lokale që po luftojnë për të rimarrë në kontroll vendin e tyre – është mënyra se si do të arrijmë një fitore më të qëndrueshme”.

Për cilat “forca” lokale e ka fjalën Obama? Nëse e ka fjalë për luftëtarët kurdë në Irak dhe Siri, po, ata kanë patur rezultate të adhurueshme. Në zonat kurde. Ata nuk duan të pastrojnë dhe të marrin në kontroll zemrën tokësore të Shtetit islamik dhe s’kanë pse e bëjnë një gjë të tillë. Nëse Obama e ka fjalën për ushtrinë irakiane me udhëheqje shiite, rezultatet e tyre janë disa arritje fare modeste, madje të mbështetura edhe nga forcat ajrore amerikane dhe ata shihen me sy të keq dhe mosbesim nga sunitët e Ramadit, Falluxhës dhe Mosulit. Nëse ai e ka fjalën për brigadat islamiste në Siri të armatosura nga Arabia Saudite, Turqia dhe Katari, është ende e paqartë nëse ata janë miq apo armiq.

Fakti shqetësues është se një forcë tokësore e fortë, e besueshme dhe autoktone sunite nuk ekziston ende në Irak dhe Siri. Shtetet e Bashkuara janë përpjekur ta ndreqin këtë problem që prej rënies së Mosulit në qershor 2014, por pa sukses. Jemi si barsoleta e ekonomistit të uritur që ka nevojë të hapë një konservë fasulesh në një ishul të shkretuar dhe thotë: “Ah sikur të kisha një hapëse konservash!”.

Kini parasysh shpresat e kota dhe lidhjet e pavendosura të viteve të kaluara: në Irak, trajnerët amerikanë ishin vendosur në bazat ajrore të Al Asad dhe Al Taqaddum në provincën e Anbarit për të trajnuar mijëra luftëtarë fisesh sunite. Kryetarët e fiseve në më të shumtën e rasteve nuk u paraqitën dhe nuk ëhstë për t’u habitur: qeveria me udhëheqje shiite e Bagdadit vazhdon të refuzojë një “gardë nacionale” me një fuqi reale. Në Siri, Kongresi miratoi një plan 500 milionë dollarësh për tëtrajnuar dhe pajisur një forcë të gjerë suite për të luftuar Shtetin Islamik. Vetëm disa qindra nënshkruan, në vend të 5,000 trupave që priteshin dhe vala e parë e luftëtarëve ranë në një kurth dhe u masakruan nga xhihadistët në Sirinë veriore.

Pse kanë shkuar kaq keq këto përpjekje dhe çfarë duhet të ndreqet? Në vija të përgjithsme, unë mendoj se sunitët nuk i zënë besë një Amerike që e shkërmoqi botën e tyre me pushtimin e 20023-shit që rrëzoi Saddam Husseinin. Udhëheqësit tribalë kanë qenë dobësias jonë gjithnjë në strategjinë suite: Tani ne po përpiqemi t’i përdorim ata si mercenarë kundër Shtetit Islamik. Por është një çështje e korruptuar nga të dyja palët.

Problemi i pashfaqur i sunitëve ilustron një traumë më të thellë. Përreth Lindjes së Mesme, sunitët po përjetojnë njëfarë marrje mendsh. Fortesat sunite – Egjipti, Siria, Iraku, Libia – po rrënohen. Popujt ndihen të zhgënjyer dhe të pazotë, të pështirosur nga autokratët që i qeverisn dje dhe nga fetarët fanatikë që duan t’i qeverisin sot.

Plotësimi i këtij vakumi sunit me një vetëbesim të ri duhet të jetë puna e një brezi, por duhet të nisë tani, si pjesë e domosdoshme për mposhtjen e xhihadistëve. Thinkt Tanket më të mira të Perëndimit duhet të punojnë për këtë problem; aktivistët e rinj më të ndritur arabë në botë duhet të bëjnë plane për qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik. Institucionet globale si Kombet e Bashkuara, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar duhet të zhvillojnë plane për dhënien e ndihmës, rindërtimin dhe qeverisjen.

Ky është viti 1944 i botës arabe: Mposhtja e xhihadistëve lyps krijimin e një trupi të shëndetshëm politik sunit.

Si do të dukej një tokë e rigjallëruar në Siri dhe në Irak? Mund të krijosh një ide të mirë për këtë nëse shqyrton Kurdistanin irakian. Ai lulëzoi nën zonën e mbrojtur amerikane të njohur si “Operation Provide Comfort” që nisi më 1991. Në këtë zonë të mbuluar me mbrojtje, investimet, siguria dhe stabiliteti politik erdhën së bashku në një rreth vicioz.

Kur ne mendojmë lidhur me të ardhmen e irakut në Siri, duhet të kemi në mendje provincat kumbuese sunite, të cilat, si Kurdistani, janë pjesë e një shteti federal të humbur. Në ndërtimin e strategjisë për të mposhtur Shtetin Islamik, krijimi i “Sunistanit” do të ishte një shtyllë e fortë themeli.

/ The Washington Post