Besart Berisha është i gatshëm t’i bashkohet Kombëtares nëse merre një ftesë nga selektori Gianni De Biasi.
Kualifikimi i Kombëtares shqiptare në Euro 2016 e ka joshur Besart Berishën që sërish ta veshë fanellën kuqezi.
Sulmuesi i Melbourne Victory është i gatshëm t’i bashkohet Kombëtares nëse merre një ftesë nga selektori Gianni De Biassi.
“Ekziston një mundësi që të luaj. Nëse sezoni këtej ka përfunduar dhe marrë ftesë unë do të jem gati të kthehem”, ka deklaruar Berisha për mediat në Australi.
Berisha ka zhvilluar 14 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, derisa ndeshje e fundit në fanellën kuqezi e ka zhvilluar në vitin 2009. /Express/