Deçan, protestohet për tokat që i morri Manastiri

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, ka njoftuar se më 17 dhjetor, do të organizohet një demonstratë me moton “Tokat janë tonat”, ku do t’i kërkohet Gjykatës Kushtetuese që të heq vendimin që 25 hektarë tokë, prona të ndërmarrjeve publike “Apiko” dhe “Iliria” t’i lihen nën pronësi Manastirit të Deçanit, në të kundërtën çdo eskalim i demonstratës, përgjegjësia bie mbi Arta Rama-Hajrizi e Bekim Sejdiun.

Historianët e Deçanit po ashtu do të kërkojnë që kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, Arta Rama-Hajrizi dhe gjykatësi Bekim Sejdiu të japin dorëheqje të pa revokueshme si akti moral ndaj një vendimi skandaloz.

Ja komunikata e plotë e LHK, dega në Deçan:

Lidhja eHistorianëve të Kosovës “AliHadri” dega në Deçan, sot me 10 dhjetor 2015, ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, ku është diskutuar në lidhje me Vendimin Nr. Ref. : VMP865/15, të datës 3 dhjetor 2015, të Gjykatës Kushtetuese e Republikës se Kosovës.

Lidhja eHistorianëve të Kosovës “AliHadri” dega në Deçan, urgjentisht kërkon që :

Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës, të tërheqë Vendimin Nr. Ref. : VMP865/15, të datës 3 dhjetor 2015.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, Arta Rama-Hajrizi dhe gjykatësi Bekim Sejdiu të japi dorëheqje të pa revokueshme si akti moral ndaj një vendimi skandaloz.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, konsideron se :

Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës, ka shkelur rend Kushtetutën e Republikës se Kosovës, me Vendimin Nr. Ref. : VMP865/15, të datës 3 dhjetor 2015, ngase ka shkelur Neni 4, të Ligjit Nr.03/L -121, ngase katër (4) nga shtatë (7) gjykatësit në procedurën në fjalë nuk janë shtetas të Republikës se Kosovës, qysh përcaktohet me Nenin 4 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës se Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës, me Vendimin Nr. Ref. : VMP865/15, të datës 3 dhjetor 2015, ka shkelur rende Kushtetutën e Republikës se Kosovës, ngase ka ndërhyrë në punën e Gjykatës Themelore të Pejës – dega në Deçan.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka shkelur Kushtetutën e Republikës se Kosovës, ngase ka legalizuar vendimet e kohës se masave të dhunshme.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka shkelur Kushtetutën e Republikës se Kosovës, ngase ka shqyrtuar një shkrese skandaloze dhe të pavërteta të Igumenit Sava Janjiç, i cili nuk e njeh Republikën e Kosovës.

Manastiri i Deçanit, ka shkelur ligjet e UNESCO-në, ngase me ndërtimet që i ka bërë në afërsi të Manastirit, ka shkelur ligjet dhe rregulloret e UNESCO-së.

Manastiri i Deçanit, është objekt i trashëgimisë kulturore i Republikës se Kosovës dhe si i tillë ai nuk kërcënohet nga askush e aq me pakë nuk i shkelen të drejtat e tija dhe të personelit të tije, personel i cili nuk e njeh Republikën e Kosovës.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton se :

Deri me datën 30 dhjetor 2015, Gjykata Kushtetues e Republikës se Kosovës të tërheq Vendimin Nr. Ref. : VMP865/15, të datës 3 dhjetor 2015. Në të kundërtën do të organizohen demonstrata. Çdo eskalimi i saj, përgjegjësia bie mbi Arta Rama-Hajrizi e Bekim Sejdiun.

Me 17 dhjetor 2015, do të organizohet një Demonstratë në Deçan, me moton “TOKAT JANË TONAT”.

Do të i dërgoj një kërkese me shkrim Kryetarit të Kuvendit, Presidentes dhe Kryeministrit të Republikës se Kosovës, për të ndërhyrë në çështjen kontestuese në Deçan, sa është herët se sa të mos behët vonë./KosovaPress/