Deda dhe Osmani me plan për dalje nga kriza politike

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda dhe Vjosa Osmani sot dolën me një draft-marrëveshje, dokument për dalje nga kriza.

Ata këtë dokument e prezantuan në konferencën e përbashkët të shtypit që e mbajtën në Kuvend, transmeton Koha.net.

Projekt-marrëveshja e përbashkët e deputetit të VV-së dhe LDK-së, i është drejtuar krerëve të partive politike.

Ndër të tjera në këtë projekt-marrëveshje kërkohet nga Kuvendi i Kosovës të themeloj një komision hetues nga opozita për të shqyrtuar Marrëveshjen e Demarkacionit.

Pika e dytë e këtij projekt-marrëveshjeje kërkon që Kuvendi të emëroj dy gjykatësit e radhës në Kushtetuesve për ta shqyrtuar kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së AKS-së.

Pika e tretë thotë se pa e paragjykuar vendimin përfundimtar, nëse vendimi i Kushtetueses nuk i zgjidhë dilemat për AKS-në, Kuvendi i Kosovës do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për sqarime shtesë.

Pika e katërt thotë se Marrëveshja duhet të nënshkruhet nën mbikëqyrjen e Presidentes së vendit.

Deda e Osmani në fund kërkojnë që marrëveshja të votohet si Rezolutë e Kuvendit të Kosovës, më së largu shtatë ditë nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje.Koha.