Deda: Në VV shkova i pjekur politikisht, nuk jam i obliguar të pajtohem me çdo veprim të tyre (Video)

Ilir Deda thotë se ai ka shkuar në Vetëvendosje për programin e saj, e jo për t’u pajtuar me çdo veprim të VV’së.

Në emisionin “Pa fund” të RTK’së, Deda ka thënë se Vetëvendosja mund të ekzistojë edhe pa të.

“Vetëvendosja ka ekzistuar pa Ilir Dedën dhe mund të ekzistojë edhe pa mua Unë kam shkuar me ide të qarta politike. Unë nuk pajtohem me veprimet e VV’së por n uk pajtohem me Bashkësinë e Komunave Serbe. Nuk pajtohem me këtë lloj demarkacioni që është prezantuar në Kosovë”, ka thënë ai.