Dega e AAK’së në Podujevë kalon në PDK

Partia Demokratike e Kosovës fton mediat ta përcjellin një aktivitet, në të cilin, siç ka njoftuar kjo parti, do të bëhet aderimi i Kryesisë së degës së AAK-së në Podujevë.

“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media, me ç’rast bëhet aderimi i Kryesisë së degës së AAK-së, në degën e PDK-së, në Podujevë. Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të PDK-së”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Ngjarja do të mbahet nesër në selinë e PDK-së, dega në Podujevë.