Del Bosque : Ronaldo meriton Topin e Artë

Selektori i Spanjës, Vicente Del Bosque është një nga trajnerët e parë që e ka zbuluar votën për Topin e Artë. Del Bosque ka thënë se vota e tij për “Topin e Artë” do të jetë për Cristiano Ronaldon, e jo për Lionel Messin.

“Kam vendosur se për kë do të vë votën. Vota ime shkon për Ronaldon e jo për Messin. Këtë e arsyetoj me faktin se La Liga është liga më e fortë në botë dhe Ronaldo ka qenë golashënuesi më i mirë” ka thënë Del Bosque.

Megjithatë kjo votë nuk pritet të ketë rol të madh tek fituesi i këtij çmimi pasi që Lionel Messi vlerësohet favorit absolut për të fituar këtë çmim prestixhioz që do të jetë i pesti për të./Indeksonline/