Del video: Familjarët duke e rrahur Iljasa Fazliun pas abuzimit me 5-vjeçaren

Sinjali ka publikuar pamjet e rrahjes së Iljasa Fazliut, defektolog i Logopedisë, nga familjarët e një 5-vjeçare e diagnostifikuar me autizëm, e cila dyshohet të jetë abuzuar nga logopedi Iljasa Fazliu në komunën e Gjilanit.

Në këto pamje shihet se rrahja ka ndodhur në një lokal.

Po ashtu, në video mjeku dëgjohet duke kërkuar që të sqarohet me babain e 5 vjeçares.

Në videon që u publikua më parë, mjeku Fazliu dëgjohet duke abuzuar rëndë me 5 vjeçaren

”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar nga Insajderi.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar mjekun e dyshuar dhe dy familjarët e vajzës 5 vjeçare që dyshohet se kanë rrahur mjekun.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

The post Del video: Familjarët duke e rrahur Iljasa Fazliun pas abuzimit me 5-vjeçaren appeared first on Gazeta Shneta.

Generated by Feedzy