Delawie dhe Zbogar te Veseli, s’flasin për media

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, kanë takuar sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin

Pas takimit asnjëri nuk janë deklaruar për media.

Ndryshe, ditë më parë kreu i ekzekutivit i ka ftuar në takim liderët e partive politike për dialog në kuadër të institucioneve për tejkalimin e krizës.

Por, nga partitë opozitare është thënë se liderët e tri partive opozitare nuk do të shkojnë në takimin e thirrur për sot nga kryeministri Isa Mustafa./gazetaexpress/