Delawie: Qëndrimi i SHBA’së është i qartë, nuk e pranojmë dhunën (Video)

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delaëie ka thënë se qëndrimi amerikan karshi zhvillimeve në Kosovë, është i qartë: dhuna është e papranueshme.

“Sa i përket gjendjes politike në vend, mendoj se jam përpjekur që ta bëj të qartë gjatë muajve të shkuar se qëndrimi i SHBA’së për përdorimin e dhunës si taktikë politike, kundërshtohet nga ne sepse ne mendojmë se dhuna nuk ka vend në demokraci”, ka thënë Delëaie në emisionin “Monitor” të RTK’së.

“Për këtë arsye mendoj se kam qenë mjaft i qartë rreth qëndrimit të SHBA’së për gjendjen në Kosovë”, ka thënë ai.