Delawie: Të korruptuarit mos të punojnë në sistemin e drejtësisë

​Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka deklaruar se ka ardhur koha të ndalet veprimi i rregullt që populli i Kosovës ka me korrupsioni, rastet duhet të gjykohen dhe ndëshkohen.

Ai në tryezën ku u diskutua performanca dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit, të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Ambasadës Britanike, tha se ka vlerësuar rolin e shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit.

“Luftimi i korrupsionit është prioritet i imi dhe i SHBA-së në të gjithë botën. Ka vite me radhë që institucionet e Kosovës flasin për luftën kundër korrupsionit por vetëm kjo nuk mjafton. Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë të aftë për ta luftuar korrupsionin. Për shkak të pozitës së rëndësishme që është besuar ju duhet të mos keni fare tolerancë për rastet që i trajtoni, asnjë gjyqtar i korruptuar nuk duhet të punojnë në sistemin e drejtësisë. Përmirësoje sundimin e ligjit dhe qytetarët do të kenë besim te ju. Korrupsioni është sfida më e madhe që ka Kosova por ju nuk jeni vetëm, gjatë viteve të ardhshme SHBA do të investojë 12 milionë euro në infrastrukturën e sistemit gjyqësor”, ka thënë ai./rtv21/