Ferronikeli mundi Lirinë me rezultat 3:0, e golin e tretë në minutën e 90-të e shënoi i riu Mirlind Demaku, i cili pasi shënoi golin shkoj tek fotografia gjigante e babit të vetë Jahir Demaku, duke e përshëndetur në mënyrë ushtarake.
Ky gjest i Mirlind Demakut ngjalli emocion në shkallët e stadiumit “Rexhep Rexhepi” të gjithë shikuesit u ngritën në këmbë duke duartrokitur veprimin emocionues.
Jahir Demaku është një ish komandant i UÇK-së i cili po e vuan dënimin e pa drejtë në burgjet e EULEX-it, shkruan faqja e Feronikelit.
Jahir Demaku ishte edhe një kohë kryetar i klubit, kur në vitin 2004 klubin nga shuarja e ringjalli në një super fuqi e cila sot po e thotë fjalën kryesore në futbollin kosovar.