Trajneri i Milanit, Sinisha Mihajloviq është dënuar me një ndeshje nga federata italiane pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen ndaj Sassuolos.
Trajneri serb gjatë vikendit u ndëshkua me të kuq shkaku i protestave dhe pritet që ndeshjen ndaj Chievos ta drejtojë nga tribunat.
Me një ndeshje mos lojë u dënuan edhe lojtarët Gregoire Defrel (Sassuolo), Milan Badelj (Fiorentina), Leonardo Blanchard (Frosinone), Luca Paganini (Frosinone) dhe Ivan Piris (Udinese).