Denohet Prishtina

Komisioni Disiplinor (KD) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) e ka dënuar me zhvillimin e dy ndeshjeve pa shikues skuadrën e futbollit Prishtines

Ishte zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha, ai që bëri të ditur vendimin e Komisionit Disiplinor. Vendimi nuk është publikuar në uebfaqen zyrtare të FFK-së, ashtu siç ndodh rëndom pas ndonjë vendimi të komisioneve të FFK-së .

Komisioni i Garave qysh më 1 dhjetor kishte iniciuar procedurë disiplinore ndaj Prishtinës për lëshim në organizimin e ndeshjes së fundit të stinorit vjeshtor të Superligës kundër Trepçës ’89 (3:2). Kjo ndeshje nuk pati rrjedhë të mirë në minutat e fundit, pasi një shikues vendas u fut në fushë dhe provoi të sulmonte fizikisht arbitrin anësor Jakup Musolli.

“Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka dënuar me dy ndeshje pa shikues klubin e futbollit Prishtina. Vendimin KD-ja e ka marrë të premten