Departamenti i Shtetit i referohet gabimisht Vucicit si Kryeministër kosovar (Foto)

1_1449090791-7669264 dep-shtetitNë disa fotografi që janë publikuar në faqen e Departamentit të Shtetit amerikan, ku përshkruhet vizta e Sekretarit John Kerry, DASH i është referuar gabimisht Aleksandër Vucicit si kryeministër i Kosovës.

“Sekretari amerikan i Shtetit pritet nga ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic gjatë arritjes së tij në Beograd, për takim bilateral me kryeministrin kosovar Aleksandër Vucic…”, thuhet veç tjerash në një përshkrim të një fotografie.