Deputetët e pozitës kanë një kërkesë për Kryesinë e Kuvendit

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit është prezantuar kërkesa e 82 deputetëve, të cilët kërkojnë nga kryesia që të ndërmarrin masa për krijimin e kushteve për mbajtjen e seancave plenare.

Këtë lajm e ka konfirmuar për “Epokën e re” një burim brenda Kuvendit të Kosovës. “U prezantua kërkesa e 82 deputetëve të cilët kërkojnë nga Kryesia e Kuvendit që t’i drejtohen organeve kompetente për t’i marrë masat e nevojshme të sigurisë për t’i krijuar kushte për punë deputetëve në Kuvend”, ka thënë ky burim.