Derbi i Italisë : Juve-Milan nën masa të rrepta sigurie

Pas sulmeve terroriste në Paris, edhe bota e futbollit është e kërcënuar nga ISIS. Këtë fundjavë vemendja do të përqëndrohet në supersfidën e së shtunës mes Juventusit dhe Milanit.

Mediat italiane raportojnë se në stadium do të jenë të pranishëm 650 stjuardë, nga 550 që angazhohen mesatarisht, ndërsa tifozët pritet të hyjnë në stadium në orën 18:00 gati 45 minuta më shpejt sesa futen zakonisht.

Kuestori i Torinos u bëri thirrje tifozëve të bashkëpunojnë me policinë për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. Pas sulmit në Paris, u anuluan edhe dy ndeshje të tjera miqësore për shkaqe sigurie, Belgjikë-Spanjë dhe Gjermani-Holandë./LAPSI.AL/