Dërguti: Kryeministri po sillet si monark (Video)

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti thotë se nesër, kur pritet të mbahet seanca e Kuvendit për miratimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2016, do ta ndalin me çdo kusht. Veprimet e kryeministrit Mustafa i cilësoi si të një monarku.

Në një intervistë në emisionin “Rrokum Roll” në Rrokum TV ajo tha se do të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të penguar seancën.

“Nesër do t’i përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për ta penguar seancën. Kryesia e Kuvendit sot me një kërkesë të mbi 80 deputetëve vendosi që t’i shtojë masat e sigurisë gjatë seancave duke futur policë në sallë. Nëse eskalon situata, përgjegjësinë e merr pozita. Ata e kanë shumicën por nuk munden që me çdo kusht të ja imponojnë opozitës qëndrimet e tyre. Do të tërhiqen nënshkrimet nga marrëveshjet, ose do të bie Qeveria”, tha ajo.

Dërguti tha se Isa Mustafa po sillet si monark.

Taktikën e tij në zgjedhjet e brendshme të LDK-së, përmes shantazheve po don me aplikue edhe në Qeveri”, tha ajo.

Për deklaratën e Hashim Thaçit se peticionin, qytetarët kane mujt me nënshkrue 600 herë, Dërguti tha se “ata munden me ditë veç nëse e kane çue ndonjë militant me nënshkrue 600 herë”. /Teegrafi/