Pozita po e përjashton Opozitën njëjtë sikur ka bërë dikur udhëheqësi i nazistëve gjermanë, Adolf Hitler, ka thënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Situata nuk është normale në këtë vend. Krejt kjo për shkak të një personi, e ai është kryeministri Isa Mustafa”, tha Dërguti.
“Sot e një 20 vjet e shohim si është Bosnja, pra futja e Serbisë përbrenda, përmes Zajednicës ka për qëllim bllokimin, e kështu nuk mund të shkohet përpara”, ka thënë Dërguti.
Ajo tha se me suspendimin e opozitës nga seanca e sotme plenare është suspenduar edhe vetë demokracia.
“Kriza ka filluar me nënshkrimin e marrëveshjeve nga Isa Mustafa, që nuk ka qenë i autorizuar nga Kuvendi për ta bërë këtë”.
“Zanafilla e problemi është këtu. Shumica parlamentare që e ka zgjedhur këtë Qeveri është e pafuqishme dhe instrument i saj. Me suspendimin e opozitës është suspenduar demokracia. Një parlament i mbushur me policë, futja e tyre brenda e ka minuar punën e këtij parlamenti”, ka thënë Dërguti.
Ajo ka thënë se përkundër se kërkojnë vazhdimisht që të mos ketë seanca, Qeveria prapëseprapë i thirr ato.
“Në hasim në vesh të shurdhër kur kërkojmë prej kryesisë që të mos thirren seanca pa u anuluar marrëveshjet”.
“Pika ku fillon dialogu do të ishte anulimi i këtyre marrëveshjeve. Shumica parlamentare është e pafuqishme karshi qeverisë”.