Dërguti: U kërkua përjashtimi afatgjatë i opozitës

Aida Dërguti, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë ka pasur propozim nga kryetarët e Grupeve Parlamentare të PDK-së dhe LDK-së që opozita të përjashtohet në formë afatgjate.

Ajo ka thënë se kryetarëve të Grupeve Parlamentare të PDK-së dhe LDK-së i është bërë me dije se nuk kanë fuqi të tilla për të marrë vendim për përjashtim të opozitës.

“Nënkryetarët që kanë përvojë më shumë ia kanë tërhequr vërejtjen se nuk mund të bëjnë kështu pasi këtë nuk e lejon rregullorja”, ka thënë Dërguti.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kryeparlamentari Veseli ka bërë të ditur se seanca do të vazhdojë pas gjysmë ore.