Deri në këtë moshë bebi juaj nuk duhet të konsumojë kripën

Fillimi me ushqime të ngurta te bebi juaj është një nga fazat më emocionuese për ju si prind. Vëzhgimi i reagimeve të tyre për të testuar shijet janë një ndër momentet më të bukura.

Mirëpo, jo të gjitha ushqimet mund të testohen menjëherë. Bebit i duhet kohë për të arritur ushqime të caktuara shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Një nga këto është edhe kripa.

Zakonisht, bebi ekspozohet ndaj kripës përmes qumështit të gjirit. Shtimi i kripës në ushqimet e ngurta nuk rekomandohet për bebet nën moshën 1-vjecare.

“Kripa, ose kloruri i natriumit, është një lëndë ushqyese thelbësore që gjendet natyrshëm në shumicën e ushqimeve dhe është e pranishme në formulën dhe qumështin e gjirit,” thotë Kristian Morey, dietolog.“Nuk është e nevojshme të shtoni kripë në dietën e foshnjës në shumicën e rasteve.”

Megjithatë, shtimi i kripës në dietën e fëmijës suaj mund të jetë i dëmshëm për veshkat e tyre, pasi ato nuk janë në gjendje të përballojnë sasinë e lartë të kripës.

Përvec kësaj, sasia e lartë e kripës mund të ndikojë në rritjen e presionit të gjakut.

Andaj, nuk këshillohet të shtoni kripë në dietën e foshnjës. Bebet tashmë marrin të gjithë natriumin që u nevojitet nga qumështi i gjirit dhe formula. Shtimi në atë sasi mund të jetë i dëmshëm. /Gazeta Shneta/

The post Deri në këtë moshë bebi juaj nuk duhet të konsumojë kripën first appeared on .

//ashoupsu.com/4/5086363