Deri tani katër kandidatë në garë për rektor të UP-së

Katër kandidatë kanë konkurruar deri tani në konkursin për rektor të Universitetit të Prishtinës.

Ata janë Isuf Musliu, Lul Raka, Sali Bashota dhe Naser Sahiti, raporton “Koha Ditore”.

Burime të gazetës njoftojnë se deri në fund të orarit të punës, në ora 16:00 të ditës së sotme, kur edhe mbyllet konkursi për rektor të UP-së, pritet të konkurrojnë së paku edhe dy kandidatë.

Ndërsa, Senati i UP-së sot ka zgjedhur edhe Komisionin profesional prej pesë anëtarëve: Tahir Arbneshi, Suzana Manxhuka, Musa Sahiti, Enver Hamiti dhe nga radhët e studentëve Fitim Rama, i cili do ta bëjë verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve për rektor.