Dështimet e Muharrem Svarqes

Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa i ka kaluar gjysma e mandatit dhe deri tash nuk ka arritur të përmbush premtimet e dhëna në fushat kryesore të qeverisjes, si në arsim, kulturës, zhvillimit ekonomik.

Krijimi i e zonave industriale për bizneset e vogla, ujësjellësi dhe kanalizim në gjithë komunën, ndalja e keqpërdorimit të paras publike dhe krijimi i 3000 vende të reja të punës, janë vetëm disa nga premtimet që Svarqa nuk i ka realizuar gjatë këtyre dy viteve.

Kështu thonë organizatat që monitorojnë punën e Komunës së Ferizajt dhe qytetarët.Sipas institutit GAP, kryetari Svaqa nuk i ka mbajtur premtimet për sistemin arsimor, ku kishte thënë se do të investohet më shumë duke bërë autonomi financiare për shkollat e mesme dhe ato fillore.

GAP thotë se Svarqa ka premtuar 7 milionë euro subvencione në bujqësi por këtë premtim nuk e përmbushi të tërin por vetëm me 50 %, duke iu ofruar fermerëve nga 10 serra, fara misri, me sistem të ujitjes, lopë, fidane të mjedrave, si dhe 62 koshere për bletë.
Sipas kryetarit e organizatës “Avonet”, Kenan Gashi, tha se kryetari Svarqa ka premtuar shumë dhe premtimet e tij nuk kanë arritur as në minimumin e përqindjes.

Ai tha se kryetari Svarqa ka premtuar në krijimin e zonave industriale për bizneset e vogla por nuk ka ndërmarr diçka konkrete.“Kryetari i komunës ka premtuar që do të bëjë zona me parqe industriale për bizneset vendore, deri më tani komuna e Ferizajt jo që nuk ka bërë por kemi pasur raste që ka penguar, nuk ka krijuar ndonjë strategji dhe ndonjë planë për të zhvilluar këto biznese që do t’i kontribuojnë kësaj natyre, dhe nuk ka arritur të zhvilloj politika për të zgjeruar këtë ndërtim” shtoi ai.

Gashi shtoi se kryetari Svarqa ka premtuar që do të instalonnëpër të gjitha zonat ujësjellës dhe kanalizim sepse kjo komunë ka shumë nevojë për këto dy projekte.“Kemi fshatra të tëra që nuk kanë ende kanalizim, duke filluar nga fshati Bibaj që lidhet me Gjilanin, d.m.th një rajon komplet nuk është i përfshirë në sistemin e ujësjellësit tashmë disa vite” tha ai.

Shqiprim Lubishtani nga organizata IPMO, duke u ndalur te premtimet e kryetarit Svarqa, tha për KosovaPress se ai ka premtuar se do të ndal keqpërdorimet e paras publike por vazhdojnë pagesat e parregullta.
“Kemi një premtim që thotë se do t’i ndalin keqpërdorimet e paras publike në qytet, ndërsa të dhënat e nxjerra nga raporti i auditorit flasin krejt ndryshe sepse komuna e cila ka bërë pagesa të parregullta në vlerë prej 915.838 euro për donator të ndryshëm, të projekteve të ndryshme nga kategoria e investimeve kapitale pa ndonjë raport për pranimin e kryerjes së punëve ”,tha ai.

Njëri prej premtimeve ka qenë, sipas tij, është edhe krijimi i 3000 vendeve të reja të punës.
“Një premtim tjetër ka qenë hapja e 3000 vendeve të reja të punës, kjo sipas nesh mbetët vetëm një premtim elektoral, megjithëse komuna ka bërë disa lëvizje që vërehen në drejtim të krijimit të mundësive të bizneseve por kjo jo në masën që të realizoj premtimin prej 3000 vendeve të reja të punës” tha ai.
Ai ndalet edhe te shëndetësia, ku ndërtimi i një spitali nga ana e kryetarit, mbetet premtim i pa realizuar.
“Sa i përket një premtimi tjetër, ndërtimit të një spitali të qytetit afër “Parkut të lirisë”, kjo sipas nesh do të mbetet një prej sfidave më të mëdha të kësaj qeverisje sepse komuna e Ferizajt ka nënshkruar një marrëveshje me Maltën, të cilët kanë shprehur gatishmërinë që të financojnë spitalin e ri të qytetit, megjithatë problemi ka lindur në momentin kur lokacionin veç se e morëm veshë ka ndryshuar dhe do të thotë se do të dihet epilogu i sajë më vonë gjatë mandatit të kryetarit Svarqa sepse ende nuk ka një epilog konkret se çfarë do të ndodh me këtë spital”, tha ai për KosovaPress.

Kurse, qytetarët e Ferizajt kanë mendime të ndryshme. Disa kanë pritur më shumë prej kryetarit Svarqa, e disa të tjerë as që e njohin atë.Gëzim Hajrullahu, qytetar i kësaj komune tha se nuk është i kënaqur aspak me punën e bërë deri tash.“Realisht pritjet kanë qenë të mëdha për ndryshime por nuk jam i kënaqur në asnjë mënyrë me efikasitetin dhe transparencën që është premtuar në fushatë. Po vazhdojnë tash e dy vjet. Kam bërë një kërkesë për heqjen dhe lirimin e hapësirës publike në sheshin kryesor. Kam bërë kërkesën qysh prej muajit qershor. Kam bërë dy kërkesë njërën nëDrejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave dhe njërën në Drejtorin e Urbanizmit, por nga asnjëra nuk kam marr përgjigje. Kështu që përkundër kësaj edhe opinioni lokal dhe mediat lokale nuk kam gjetur mbështetje për të ngritur këtë shqetësim”, tha ai.

Avdush Sadria tha se as që e njeh se kush është kryetar, por mendon se po punojnë më shumë se sa që kanë punuar.
“Me ta dhënë të drejtën nuk e njoh. Sfarqa a po?. Nuk më ka rënë ashtu ..,por secili e kallon veten ,çka punon dhe çka bënë diçka mirë edhe keq. Por po më duket se janë duke punuar ma mirë sesa që kanë punu. Por diqysh nuk po më pëlqen as vetvetja. Njëri më pyeti, kryetari i komunës tona të mirat i ka punu Bajrush Xhemaili, po njëjtë nuk e ka ndërtu. Njëri më tha shko te xhamia po nuk shkoj ka me ia lëshu aty”, tha ai.
Kushtrimi Ibishi nga fshati Greme tha se është i kënaqur me punën e kryetarit.
“Jemi të kënaqur sa do pak prej kryetarit. Se çdo gjë ka afruar në qëllimin e vet në çdo aspakët. Qyteti është shumë i mirë, i ka ndreq krejt çka ka pasur nevoja. Premtimet i ka mbajt. Çdo rrugicë është shtruar. Është një qytet i mirë dhe i njohur”, tha Ibishi.

Shukret Koceri tha se nuk janë të kënaqur aspak me punën e kryetarit Svarqa.
“Tash kryetari Muharem Sfarqa që është i LDK-së. Na përpara kemi thënë pasha Zotin, pasha LDK-në. Pas vdekjes së Rugovës, as Muharrem Sfarqa e sidomos Isa Mustafa, janë duke u treguar negativ. Nuk janë për popullin, nuk po e qojnë përpara as komunën, as shtetin. Dhe kështu nuk jemi të kënaqur. Por pa e marr VV pushtetin në dorë sepse ai subjekt politik deri sot nuk ka pas korrupsion, nuk ka bërë krime, nuk ka gjana jashtë ligjore. I ka gju do vezë, gazsjellës në kuvend por ato janë, të arsyeshme” tha ai.

Ndryshe, KosovaPress ka tentuar të flas edhe me kryetarin e kësaj komune, Muharrem Svarqa por një gjë e tillë ka qenë e pa mundur.