Dhjetë vjet pa ikonën George Best

I konsideruar si një ndër lojtarët më të mëdhenjë në histori të futbollit britanik, irlandezo-veriori George Best shkëlqeu në fanellën e Manchester United.

Alex Ferguson thjeshtë e kishte definuar këtë lojtar. “Best ishte unik.” Famoz për driblimet në terren e po ashtu edhe për jetën e natës, Best ishte i dashuruar pas femrave dhe alkoolit.

Thënia e tij më e famshme ishte “Shpenzoj shumë para në femra, vetura dhe alkool.

Fëmijë i një punonjësi anijesh që ishte alkoolist kronik, Best vitet më të suksesshme të tij i pati gjatë edicioneve 1965-67 kur pat fituar dy tituj të Premier Ligës me “djajtë e kuq”.

Janë bërë dhjetë vjet pa ikonën Best apo siç njihej me nofkën “Beatles i pestë”.

george