Di Francesko në vend të Garcia-s ?

Pas rezultateve negative në ndeshjet e fundit Rudi Garcia nuk i ka punët aspak mirë dhe paralajmërohet shkarkimi i tij.

Disfatat e thella nga Barcelona në Ligën e Kampionëve 1:6 dhe e sotmja nga Atalanta 0:2 kanë alarmuar Bordin e Romës.

Lajmet e fundit bëjnë të ditur se menaxherfi aktual i skuadrës Sassuolo, Eusebio Di Francesco do të jetë shef I ri I shtabit teknik te “gjallorosët. Di Francesko gjatë karrierës së tij si lojtar ka qenë pjesë e Romës prej vitit 1997 deri më 2001.